Specialja kthehet nga pushimi, aktgjykimi ndaj Mustafës në fundvit
Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 19 August 2022
Pushimet e verës ka rreth dhjetë ditë që i kanë përfunduar.
Kështu, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë nisur përgatitjet për shumë punë, të cilat i presin për pjesën e mbetur të vitit.
Rasti i parë të cilin do ta vazhdojnë ta trajtojnë, është ai i Salih Mustafës.
Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon se këtë vit shkalla e parë do ta jap aktgjykimin në këtë rast.
“E kemi rastin e Salih Mustafës, ku është planifikuar që nga 13 deri më 15 shtator palët të paraqesin fjalët e tyre përfundimtare, ku pas kësaj do të përmbyllet gjykimi dhe trupi gjykues do të tërhiqet që të vendosë lidhur me fajësinë apo pafajësinë e zotëri Mustafa. Afati për vendosje është brenda 90 ditësh nga përfundimi i gjykimit, kështu që mund të presim që brenda këtij viti të kemi aktgjykimin e parë në shkallë të parë sa i përket një rasti për krime lufte” ka thënë Kadriu për RTV Dukagjini.
Përveç Mustafës, në fundvit një vendim do të merret edhe për dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Apeli do të vendos për rastin e tyre.
“Duke i marrë parasysh të gjitha afatet që respektohen, apelimi, përgjigjet e palëve, kundërpërgjigjet e të tjera, diku gjatë dimrit mund ta kemi edhe vendimin e shkallës së dytë. Ky rast ose mund të bëhet i plotfuqishëm ose mund të ketë ndonjë ndryshim në vendim” ka thënë Amer Alija.
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjithashtu nuk pret që këtë vit të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
“Nëse gjyqtari i procedurës paraprake e vlerëson se palët janë të gatshme që të filloj gjykimi dhe nëse nuk kërkojnë afate shtesë për përgatitjet të shqyrtimit kryesor atëherë mund të filloj gjykimi ndoshta nga fillimi i vitit të ardhshëm”, ka thënë Alija.
Dhomat e Specializuara prej kur nisën gjykimet në shtator të vitit të kaluar, kanë shpallur vetëm një aktgjykim në shkallë të parë.
Madje, aktgjykimi nuk ka të bëjë me krime lufte për çka themeluar Specialja, por për pengim në administrimin e drejtësisë.
Të tjera
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...