Sport

Spanja e dominon pjesën e parë kundër Rusisë, rezultati i barabartë

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 01 July 2018

Spanja ka qenë shumë më kërkuese se Rusia në ndeshjen e tretë të 1/8’ës se finale.

Vendasit nuk kanë arritur që ta rrezikojnë seriozisht portën e De Geas, deri me një penallti kontraverse, me Spanjën e cila ka kontrolluar ndeshjen dhe ka bërë presion që nga minuta e parë e këtij takimi.

Ky presion ju shpërblye pasi që në minutën e 10 rusi Sergej Igansevich detyrohet të shënoi gol në golin e vet.

-Advertisement-

Pas golit ishin rusët që tentuan ta marrin ndeshjen në kontroll por spanjollët prapë arritën ta qetësojnë atë.

Rasti më i mirë për barazim ishte në minutën e 35 nga një goditje prej rreth 20 metrash e Golovin.

Por, në minutën e 41 një goditje nga këndi dhe një prekje me dorë pa dije e Pique u shndërrua në penallti për mikëpritësit, e të cilën në gol e shndërroi Artem Dzyuba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera