Sport

Sot zhvillohet super meçi Joshua – Franklin

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 01 April 2023

Sot adhuruesit e boksit do të kenë mundësinë të shikojnë një super përballje.

Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin do të përballën sot, në një meç të shumëpritur nga tifozët anë e mbanë.

AJ rikthehet në ring pas tetë muajsh pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Amerikani, Jermaine Franklin, në total ka zhvilluar 22 luftëra, ka fituar 21 (14 me nokaut) dhe ka humbur në një luftë.

Kurse, Joshua ka një bilanc më të dobët sesa kundërshtari i tij. Britaniku në total ka zhvilluar 27 meçe, ka fituar në 24 (22 me nokaut) dhe ka humbur në 3 meçe (1 me nokaut).

Meçi mes Joshua dhe Franklin zhvillohet nesër në ‘O2 Arena’ në Londrës, rreth orës 23:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera