Lajme

Sot zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi në garë për drejtimin e partisë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 22 May 2022

Komisioni i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ku garojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të zhvillohen përmes parimit një anëtar një votë.

Procesi i votimit ka nisur në orën 8.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

-Advertisement-

Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ku i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti i Ibsen Elezi.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit./tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera