Lajme

Sot varroset viktima e aksidentit në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 24 July 2026

Mevlude Vidishiqi, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të trafikut në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e Shipolit.

Vidishiqi humbi jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi më 23 korrik në segmentin rrugor Studime–Vushtrri, ku u përfshinë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, ajo humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë persona të tjerë pësuan lëndime trupore. Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë ende në zhvillim.

-Advertisement-

Vdekja e saj ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarët, të cilët sot do t’i japin lamtumirën e fundit në Shipol.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy