Sport

Sot në ora 12:00 rifillon shitja e biletave të ndeshjes Shqipëri – Çeki

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 10 October 2023

Federata Shqiptar e Futbollit ka njoftuar se sot, nga ora 12:00, tifozët do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.

Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

-Advertisement-

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online në faqen al.ebileta.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera