Lajme

‘Sot ne jemi të lirë’, Berisha u uron pavarësinë miqve të tij

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 28 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Ditën e Flamurit përmes një video në platformën TikTok.

“Gëzuar Ditën e Flamurit, ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Dua të shpreh nderimin tim më të thellë për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe me të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi”.

Sipas tij, Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave të shqiptarëve.

-Advertisement-

“Pa pavarësinë ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit. Sot ne jemi të lirë”.

Ndër të tjera, kryedemokrati nuk la pa hedhur akuza mbi qeverinë Rama.

“Por sot ne kemi një problem të madh, këtë regjim i cili me politikat që ndjek, me antireformat që realizon me plaçkitjet qe bën pasurive kombëtare po përzënë shqiptarët, po përzë rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera