Lajme

Rruga “Ali Vitia” ka ndërprerje të ujit të pijshëm, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 11 June 2025

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndërprerje të ujit në rrugën “Ali Vitia” në kryeqytet.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nuk dihet kur do të sanohet dëmi, krejt kjo varet nga gjasat se kur mund të sanohet problemi.

“Për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara, në rrugën ‘Ali Vitia’ aktualisht kanë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e defektit”.

-Advertisement-

“Rikthimi i furnizimit me ujë bëhet varësisht nga natyra e defektit në të cilin jemi duke punuar. Kërkojmë mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera