Lajme

Dështon edhe përpjekja e 30-të për themelimin e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 11 June 2025

Dështoi edhe vazhdimi i 30-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Filloi njëjtë sikurse herët e kaluara: tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

-Advertisement-

52 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj do të jetë më 13 qershor, në orën 11:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera