Lajme

Sonte shfaqet Hëna e plotë e korrikut

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 29 July 2026

Hëna e plotë e korrikut, e njohur si “Buck Moon”, do të shfaqet në qiell sot, duke ofruar një spektakël të veçantë për adhuruesit e astronomisë.

Fenomeni do të jetë i dukshëm për të gjithë ata që do të kenë qiell të kthjellët. Në disa zona, për shkak të kushteve atmosferike dhe pozicionit të saj pranë horizontit, Hëna mund të marrë nuanca të kuqe ose portokalli.

Sipas ekspertëve, vëzhgimi i hënës së plotë është një mënyrë e mirë për t’u lidhur me natyrën dhe për të kuptuar më mirë fenomenet që ndodhin në hapësirë.

-Advertisement-

Gjatë vitit 2026 do të ketë gjithsej gjashtë hëna të plota. Pas hënës së korrikut, ato do të shfaqen më 28 gusht, 26 shtator, 26 tetor, 24 nëntor dhe 23 dhjetor. Hënat e plota të nëntorit dhe dhjetorit pritet të jenë superhëna.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy