Sondazhet: Netanyahu në rrugë drejt fitores në Izrael

Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 02 November 2022
Sipas sondazheve, ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është në rrugë drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 1 nëntor në Izrael.
Rezultatet e sondazheve kanë treguar se blloku i tij i krahut të djathtë ka fituar një shumicë të thjeshtë në Parlament, në krahasim me rivalët e tij.
Një rezultat i tillë do të përbënte kthim dramatik të Netanyahut, i cili është rrëzuar vitin e kaluar nga pushteti, pas 12 vjetëve të udhëheqësisë.
“Jemi afër fitores së madhe”, u ka thënë ai mbështetësve në Jerusalem.
Zgjedhjet e kësaj here janë konsideruar si votime për apo kundër kthimit të Netanyahut.
Rezultatet zyrtare, që mund të prodhojnë rezultat tjetër, pritet të bëhen publike në orët në vijim.
Rivali i tij kryesor, kryeministri aktual, Yair Lapid, ka thënë se “asgjë” nuk është e vendosur ende.
Netanyahu, 73-vjeçar, është një prej figurave politike më kontroverse në Izrael, i cili kritikohet nga politikanët e qendrës, mirëpo ka një bazë të madhe të mbështetësve besnikë në partinë e tij Likud.
Ai është përkrahës i madh i projektit të ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, të pushtuar në luftën e vitit 1967.
Vendbanimet në atë pjesë konsideron ilegale, sipas ligjit ndërkombëtar, ndonëse Izraeli nuk e pranon këtë qëndrim.
Netanyahu kundërshton krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, si zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, formulë e mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden.
Aktualisht Netanyahu është duke u gjykuar nën akuzat për ryshfet e mashtrime, të cilat vetë ai i hedh poshtë.
Partnerët e tij të mundshëm në koalicionin qeverisës kanë thënë se do të reformojnë sistemin e drejtësisë, hap që do të mund t’iu jepte fund procedurave gjyqësore kundër tij./ Radio Evropa e Lirë

Të tjera
-
CNN: Telefonata Trump-Putin ka shkuar “shumë mirë”
Biseda telefonike e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Do...
-
Në Shkup tubohen shumë qytetar për nderim të viktimave në Koçan
Në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit po mbahet një tubim qytetar në nder...
-
Përfundon biseda telefonike Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë
Diskutimi i drejtpërdrejt mes Trumpit dhe Putinit ka përfunduar – bisedë tele...
-
Sørensen takohet me përfaqësues shqiptarë e serbë të shoqërisë civile, i dëgjon pikëpamjet e tyre edhe mbi “zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Trumpi ia heq mbrojtjen e afërt fëmijëve të Bidenit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka bërë ndryshimin m...
-
Kandidati i AAK-së për deputet ka vërejtje për votat me postë, PZAP: Ankesa u dorëzua pothuajse 8 ditë pas afatit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hudhur si të pasafatshme një ...
-
Ushtria amerikane vazhdon patrullimet në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë të KFOR-t kanë kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovë...
-
Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme
Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait t...
-
Sorensen viziton pikën e përbashkët kufitare Kosovë-Serbi: Puna duhet të rifillojë pa vonesa
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandan...
-
Trump telefonon Putinin, Shtëpia e Bardhë jep detaje
Presidenti amerikan, Donald Trump është duke folur me homolog rus, Vladimir P...
-
Zyra e BE-së në Kosovë ka një thirrje për përfaqësuesit e shoqërisë civile
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civi...
-
Përplaset një aeroplan në Zvicër, humbin jetën tre persona
Kanë vdekur tre persona nga përplasja e aeroplanit nga Danimarka në Zvicër mb...