Lajme

Përfundon biseda telefonike Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 18 March 2025

Diskutimi i drejtpërdrejt mes Trumpit dhe Putinit ka përfunduar – bisedë telefonike që zgjati të paktën 90 minuta.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se ka përfunduar biseda telefonike midis presidentit Amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.

Biseda ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, tha zyrtari, ndërsa nuk dha asnjë detaj tjetër se çka biseduan liderët e të dyja vendeve, shkruan skynews.

-Advertisement-

Ndërkohë, rreth telefonatës ka folur i dërguari i presidentit rus, Kirill Dmitriev.

Ai tha se, nën udhëheqjen e shefit të tij dhe presidentit amerikan, botë është bërë sot një vend shumë më i sigurt.

Ndryshe, Trump dhe Putin është raportuar se do të flasin rreth mundësisë së përfundimit të luftës në Ukrainë.

Kjo e fundit kishte rënë dakord me planin amerikan, i cili fillimisht parasheh një armëpushim 30 ditësh mes palëve, gjegjësisht Ukrainës dhe Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera