‘‘Akoma s’e kemi mbërri numrin 61’’, Avdyli thotë se VV’së mund t’i bashkohen deputetë të opozitës
Autori: Gazeta inFokus
16:56 | 18 Mars 2025
Deputeti i zgjedhur, Haxhi Avdyli nga radhët Partisë Guxo pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen, tha se do të kërkojnë një mundësi për vazhdimin e qeverisë Kurti pasi që ende nuk i kanë numrat për formimin e Qeverisë së re.
Avdyli tha se përveç pakicave jo serbe më të cilat kanë kontaktuar, Vetëvendosjes mund t’i bashkohen edhe deputetë nga PDK-ja LDK-ja AAK-Nisma, të cilët sipas tij nuk mendojnë sikurse krerët e partive të tyre por nuk dha hollësi se për cilët deputetë e ka fjalën.
“Akoma jemi në afatet kushtetuese të ankesave dhe parashtrimit të ankesave në PZAP , Kontakte joformale ka që mund të jenë edhe njerëzore dhe kolegiale me gjithë aletët tanë që janë nga pakicat joserbe dhe atmosfera me ta është shumë e mirë vazhdimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm të VV, Alternativa, Guxo, pakica joserbe ….dhe kjo gjë është shumë e qartë sepse ata e shohin VV-në fitues të bindshëm. Pakicat joserbe janë të vetëdijshëm dhe të vendosur të vazhdojnë një bashkëpunim me partinë fituese. Akoma se kemi mbërri numrin 61 dhe besoj se në këtë rast do të kërkohet një mundësi për vazhdimin e qeverisë Kurti 3 dhe besoj për këtë në momente të duhura do të merrni info të duhur. Për momentin në Kuvend janë VV-PDK-LDK-AAK-NSIMA por ka edhe deputetë të cilët nuk mendojnë njëjte siç mendojnë krerët e partive të të tyre, që me çdo kusht po mundohen ta devijojnë vullnetin e qytetarit sepse se kanë interes qytetarin por të kthehen tek buxheti dhe tenderët dhe mendoj se kjo s’ka me iu realizu sepse qytetari ka vendos dhe besoj se bashkë me deputetë të vullnetit të mirë do të arrijmë të vazhdojmë punën e qeverisë Kurti 3″, tha ai për RTV21.
Më herët duke komentuar takimin mes Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut i cili u raportua në media, Avdyli tha për RTV21 se takimet e tilla të opozitës janë të tendenca të dështuara takimet e partive opozitare rreth formimit të Qeverisë së re. Ai ironizoi me takimin Hamza – Abdixhiku duke thënë ata mund të takohen për kafe edhe pas formimit të Qeverisë Kurti 3.

T� tjera
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...

































