Ekonomi

Solid-i përuron fabrikën në Preshevë

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 20 December 2017

Kompania kosovare Solid, ka përuruar fabrikën në Preshevë. Kjo fabrikë do të prodhojë për tregun vendës dhe atë evropian. Investimi kap shumën e 1 milion eurove dhe është investimi i parë i biznesmenëve nga Kosova jashtë vendit.

Mitat Ajdini, ish punëtor i fabrikës së këpucëve “Eurofleks” në Preshevë, sot duket mjaftë i gëzuar për shkak pas dymbëdhjetë viteve fabrika po rinis punën e saj, por tani me pronar të ri dhe një kompani këpucësh nga Kosovës, “Solid” e Therandës.

Pas më se dy viteve përpjekje kompania “Solid” më në fund ka arrit që të aftësoj objektin në të cilin do të prodhojë këpucë e ku fillimisht pritet të punësohen një qind deri njëqind e pesëdhjetë punëtorë.

-Advertisement-

Shefket Kuqi, kopmania “Solid”  ka paralajmëruar rritje të numrit të të punësuarve, ndërkohë që ka ftuar edhe biznesmenët kosovarë që të investojnë në Luginë, sipas tij në këtë zonë ka kushte për investime, ndërkohë që nevojat janë të mëdha.

Kompania “Solid” është e para e cila po investon në Preshevë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy