Sofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje të urrejtjes

Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 24 November 2022
Bullgaria i ka bërë thirrje Qeverisë maqedonase që sa më shpejt të zbardh sulmet ndaj klubit kulturor bullgar “Cari Borisi i Tretë”.
Më 22 nëntor janë thyer xhamat e objektit ku është vendosur klubi, ndërsa një ditë më pas, në mbrëmje është shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së këtij klubi, ku është dëmtuar pllaka që mban emrin “Car Borisi i Tretë”, por nuk ka pasur në njerëz.
Zyra e klubit kulturor “Cari Borisi i Tretë” është në Ohër.
Policia e Ohrit tha se po heton incidentin, por ende nuk ka të dyshuar për autorët e sulmit.
Televizioni kombëtar bullgar, BTV, publikoi video nga kamerat e sigurisë, ku duken tre persona duke gjuajtur me gurë në drejtim të këtij klubi.
Shkak i incidenteve në dy ditët e fundit është emri që mbanë ky klub.
Car Borisi i Tretë, i cili ka sunduar Bullgarinë në vitet 1918-1943, konsiderohet si bashkëpunëtor i Gjermanisë Naziste dhe organizator i dëbimit dhe vrasjes së 7.144 hebrenjve nga Maqedonia e Veriut.
“Ky nuk është akt vandal, por vepër e rëndë penale, sulmi i tretë ndaj këtij klubi në më pak se dy muaj. Lidhur me këtë rast, të enjten në ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur në takim ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi-Popovska, së cilës iu dorëzua një notë proteste”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Bullgarisë.
Sofja për këtë incident ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian, duke tërhequr vërejtjen për pasojat në raportet mes dy vendeve nëse rastet e këtilla nuk marrin epilog.
Autoritetet maqedonase thanë se me kohë kanë tërhequr vërejtjen se emrat e klubeve bullgare mund të jenë shkas për incidente, dhe kishin apeluar për kujdes me emërtimin e tyre, pasi më herët legjislacioni maqedonas nuk e kufizonte një gjë të tillë.
“Që kur janë hapur këto klube unë kam thënë se emrat që mbajnë mund të paraqesin provokim, pasi përçojnë ndjenja negative te pjesa më e madhe e shoqërisë sonë. Emrat që mbajnë këto klube janë të lidhur me periudhën më të errët të historisë evropiane dhe të popullit tonë. Që atëherë kam bërë thirrje se duhet të hapen klube që afrojnë dy kombet tona dhe jo që nxisin ndarje”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski
Ai i bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe “të sillen me dinjitet dhe në përputhje me vlerat evropiane”.
Pas miratimit të Ligjit që ndalon formimin e shoqatave dhe klubeve me emra që kontestohen, që nxisin urrejtje kombëtare, racore, fetare apo që kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit, kryeministri maqedon tha se ka nevojë për miratimin edhe të një ligji të ri lidhur me formën e veprimit të shoqatave e klubeve.
Në Maqedoninë e Veriut aktualisht veprojnë tri klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë”, “Vanço Mihajllov” dhe “Car Ferdinandi”, që të tre bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Gjermanisë Naziste.
Incidentet po ndodhin në momentin kur ekspertë të historisë së dy shteteve po diskutojnë për të kaluarën historike mes dy vendeve, përkatësisht prejardhjen dhe angazhimin e tyre në periudhën e para Luftës së Dytë Botërore.
Historiani bullgar, Angel Dimitrov, dënoi incidentet por tha se beson se nuk do të ndikojnë në punën e komisionit të përbashkët të historisë.
“Është një akt brutal i urrejtjes. Incidentet si ky i fundit ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, por jo në punën e Komisionit Historik, sepse ne kemi qasjen tonë shkencore për zgjidhjen e problemeve”, deklaroi në Shkup Dimitrov, para fillimit të takimit të ri të Komisionit.
Në vitin 2017, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që synonte kapërcimin e dallimeve për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.
Por kjo marrëveshje tensionoi edhe më shumë raportet, duke bërë që Sofja në vitin 2020 të bllokojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Vetoja bullgare u hoq më 16 korrik, pasi Shkupi pranoi një propozim francez për zgjidhjen e dallimeve mes dy vendeve, megjithëse Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë edhe kushtetutën e saj për përfshirjen e pakicës bullgare në të, pasi propozimi francez i jep mundësisë Sofjes që sërish të mund të bllokoj bisedimet me BE-në./REL

Të tjera
-
Emisari Soresnen njofton për takimin me Vuçiqin: Folëm për disa hapa konkretë që duhen për normalizim raportesh me Kosovën
Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që...
-
Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan
Gjykata e Apelit të Kosovës e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në G...
-
Bizneset hoteliere dhe turistike drejt kolapsit për shkak të shtrenjtimit të rrymës, kërkojnë ndërhyrje urgjente të shtetit
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva,...
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luf*tës
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur lufte të shtunën, tha ministria ruse ...
-
Policia e Kosovës nis procedurat për largimin me forcë të një ish-agjenti serb nga Kosova
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Bre...
-
Irani thotë se bisedimet me ShBA-në janë “të pajustifikueshme
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se negociatat me Shtetet...
-
Izraeli sulmoi 150 objektiva në Iran gjatë natës
Izraeli përdori qindra municione për të goditur 150 objektiva në Iran gjatë n...
-
Refuzimi i lirimit për ish-krerët e UÇK-së: Cilat ishin vërejtjet e gjyqtarëve për garancinë e Policisë së Kosovës
Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, ua kanë refuzuar kërkesën ...
-
Irani i pavendosur për rifillimin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në
Irani thotë se është ende i pavendosur nëse do të marrë pjesë në negociatat b...
-
Sezoni turistik në Shqipëri, policia angazhohet për monitorim të rrugëve
Për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjeve gjatë sezonit turistik, struktura...
-
PDK shpall datën e Konventës së Përgjithshme: Memli Krasniqi kandidat i vetëm për Kryetar
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në ...
-
Izraeli eliminoi negociatorët iranianë, ironizon Trump: Nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19
Izraeli ka eliminuar të gjithë negociatorët iranianë që kanë marrë pjesë në b...