PDK shpall datën e Konventës së Përgjithshme: Memli Krasniqi kandidat i vetëm për Kryetar

Autori: Gazeta inFokus
15:21 | 14 June 2025
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media sot, ka njoftuar mbajtjen e Konventës së Përgjithshme të PDK-së, e cila do të mbahet më 21 qershor 2025 dhe do të ketë karakter zgjedhor.
Çitaku theksoi se kjo Konventë, e njëmbëdhjeta me radhë, është një moment domethënës për partinë, jo vetëm si detyrim statutar, por si një konfirmim i fuqisë demokratike dhe unitetit të brendshëm të PDK-së.
Nën udhëheqjen e Kryetarit Memli Krasniqi, katër vitet e fundit kanë qenë vite të punës, reformës dhe ringritjes për PDK-në. Ne kemi shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale, kemi rritur ndjeshëm mbështetjen qytetare në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kemi bërë hapa të mëdhenj drejt ndërkombëtarizimit të partisë sonë,” tha Çitaku.
Ajo gjithashtu njoftoi se i vetmi kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë Konventë është Memli Krasniqi, aktualisht Kryetar i PDK-së – një kandidaturë që konfirmon unitetin, mbështetjen dhe besimin në vizionin dhe udhëheqjen e tij.
Partia Demokratike e Kosovës është parti me përvojë shtetformuese, me histori ndërtuese, dhe me kapacitet për të udhëhequr Kosovën drejt kapitullit të ardhshëm të zhvillimit dhe integrimit euroatlantik. Ndaj, me këtë Konventë, ne nuk po zgjedhim vetëm drejtimin e partisë, por po përgatitemi për drejtimin e vendit”, ka thënë Çitaku.
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës shtoi se fitorja e radhës nis më 21 qershor dhe do të vazhdojë me 12 tetor, në zgjedhjet lokale

Të tjera
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...
-
Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028
Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvill...
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...