Serbia thotë se Kosova ka arrestuar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic

Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 14 June 2025
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të shtunën ka pretenduar se autoritetet në Prishtinë, me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë ndaluar tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe një ish-polic në pikat kufitare gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Sipas Petkoviqit, ndalimet janë bërë pa asnjë bazë ligjore dhe përbëjnë hakmarrje politike ndaj serbëve
Ai theksoi se të ndaluarit dhe familjet e tyre jetojnë prej vitesh në Kosovë dhe ushtrojnë detyrat e tyre nëpër njësitë policore në territorin e Serbisë.
Aktualisht, siç thotë Petkoviqi, ata janë në paraburgim, ndërsa “Zyra për Kosovën do t’u sigurojë ndihmë juridike dhe do t’i informojë përmes kanaleve diplomatike përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ndërmjetësin në dialog, Peter Sorensen, për këtë veprim të paligjshëm”
Në njoftimin e Zyrës për Kosovën përmenden vetëm inicialet e të ndaluarve dhe pikat kufitare ku janë ndaluar: N.V., (26 vjeç, Bërnjak), M.M., (28, Jarinje), dhe A.M., (36, te Dheu i Bardhë), si dhe M.S., (53, Bërnjak), i cili është polic në pension.
Petkoviqi gjithashtu akuzoi Kurtin për shtypje politike, duke përmendur rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, të cilin e cilësoi si përpjekje për kriminalizimin e përfaqësuesve të interesave serbe dhe përpjekje për ndalim të Listës Serbe.
Petkoviq theksoi se këto veprime të njëanshme po rrisin tensionet ndëretnike dhe po pengojnë normalizimin e marrëdhënieve në rajon, duke bërë thirrje për reagim të qartë dhe të prerë nga komuniteti ndërkombëtar ndaj ndalimeve dhe përndjekjes së serbëve.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare

Të tjera
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...
-
Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Don...
-
Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa
Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të ...
-
Pritje deri në një orë te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë
Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Po...
-
Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump
Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Dona...