Smajli ‘godet’ opozitën: Kurti ju rrëzoi me raportimet e mediave, sot ju frikësoheni t’i përdorni
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 18 July 2026
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar me kritika të ashpra ndaj partive opozitare, duke i akuzuar ato për mungesë reagimi ndaj, zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe veprimeve të Qeverisë së Albin Kurtit, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në “Facebook”, Smajli ka deklaruar se opozita po hesht edhe përballë çështjeve që, sipas saj, janë dokumentuar nga mediat, ndërsa ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje dikur i përdorte raportimet mediatike për të ndërtuar kauzat e saj politike.
“E kam një përshtypje që momentalisht, opozitës, te shpija me i shku me ia konfisku oborrin Albin Kurti, këta nuk bëzanë. Natyrisht, duke mos i përfshirë të gjithë, fatmirësisht. Me faktet e raportimeve të bëra nga mediat, Kurti ju ka rrëzu prej pushtetit, duke i shndërru ato në kauza personale të partisë, sa që me raste edhe është harru që janë bërë nga mediat. Aq shumë kanë ditë me i përdor e me i kthy në armë për me bë opozitë. Sot, le që opozita nuk bën vetë opozitë, por edhe informacionet që i ka të servuara nga mediat ka frikë t’i përdorë.”, ka shkruar ajo.
Smajli ka ngritur një sërë pyetjesh publike drejtuar opozitës, duke përmendur privatizimet, importin e energjisë elektrike dhe emërimet në institucione publike për të cilat ka raportuar në vazhdimësi Gazeta Infokus.
Ajo ka pyetur nëse opozita është në dijeni se, sipas saj, gjatë vitit 2025 janë realizuar 56 kontrata privatizimi me shitje direkte, të cilat thotë se Agjencia Kosovare e Privatizimit po i mban të fshehta nga opinioni publik.
“A po e din hala PDK-ja që VV-ja i ka vazhdu privatizimet e tyre, për të cilat ua ka hangër ymrin e ua ka marrë edhe pushtetin, duke i përdorë në çdo moment që e ka pas mundësinë, e kur s’e ka pas, e ka kriju. A po e din opozita që janë edhe 56 kontrata të privatizimeve me shitje direkte veç në vitin 2025 të cilat po i mbron hermetikisht AKP-ja mos me dal në publik? A po e din opozita që Kurti për 6 vite i ka mbërri shifrat e importit të energjisë sa kanë qenë për 20 vite të tëra? A po e dini dhe a po e shihni që është duke u kapur gradualisht çdo institucion publik? A po e shihni që bordet janë mbush me militantë e me persona që kanë pasë e kanë probleme me ligjin? Më falni se, nashta, ua prisha pak gjumin, se i keni do halle tjera një herë, shteti e ata që ju kanë besu votën ju presin…VAZHDOJENI…”, ka shkruar tutje Smajli./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...

































