Sport

Skuadra e Dritës vazhdon përgatitjet në Nyon, mungojnë dy futbollistë

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 09 August 2020

Futbollistët e skuadrës së Dritës kanë vazhduar sot përgatitjet pas arritjes në finale të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në seancë stërvitore të zhvilluar në Nyon të Zvicrës, kanë munguar Fidan Gërbeshi që ka rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’ dhe Bujar Shabani që ka pasur kontakt me të.

Drita të shtunën mbrëma arriti ta mposhtë kampionin e Andorrës, Inter d’Escaldes me rezultat 2-1, duke arritur kualifikimin në finale, ku do të përballet me kamponin e Irlandës Veriore, Linfield.

-Advertisement-

Takimi final zhvillohet të martën nga ora 18:00 në Nyon, ndërsa tashmë fituesi i këtij dueli e ka mësuar edhe kundërshtarin e fazës tjetër.

Drita apo Linfieldi në rundin tjetër do të përballen me kampionin e Polonisë, Legia Varshavën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera