Lajme

Skena e vrasjes në Tiranë zgjati 14 sekonda, autori në gjendje të rënduar psikologjike, heshti para policisë

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 30 August 2022

Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin e dyfishtë në Tiranë, ku Arsen Muskurti vrau me pistoletë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Siç shihet edhe në video duket se e gjithë skena e krimit ka zgjatur vetëm 14 sekonda, duke u nisur nga momenti që Arsen Muskurti hyn në derë të agjencisë me pistoletë në dorë, dhe më pas del nga aty.

Gjithashtu bëhet me dije se kanë qenë fillimisht banorët ata që e kanë raportuar ngjarjen, të cilët kanë kujtuar më herët se bëhej fjalë për një qepen dyqani, por më pas kanë parë të traumatizuar se çfarë kishte ndodhur.

-Advertisement-

Ndërkohë Arsen Muskurti është vënë në prangat e policisë vetëm disa minuta më vonë në lagjen “5 Maji”, ku të pranishëm gjatë momentit të arrestimit ka qenë edhe bashkëshortja, djali i tij dhe një avokat.

Burimet konfirmojnë për gazetaren Kodra se autori i këtij krimi të rëndë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka deklaruar asgjë para policisë.

Ndërsa nuk dihet ende nëse ka folur me avokatin apo jo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera