Sport

SKANDALOZE: Kjo ishte parulla e tmerrshme që spanjollët vendosen para futbollistëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 01 April 2021

Të mërkurën mbrëma kombëtarja e Spanjës dhe e Kosovës u ndeshen për herë të parë në një kompeticion futbolli, shkruan Gazeta inFokus.

Spanjollët dhe kosovarët u takuan në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë të Grupit B në kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Në takimin e zhvilluar në “La Cartuja” të Sevillës fitore shënuan spanjollët me rezultat 3-1.

-Advertisement-

Golat për ‘Andaluzianët’ i shënuan Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerard Moreno, kurse për ‘Dardanët’ realizoi Besar Halimi.

Për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, para kësaj ndeshje ka pasur polemika të shumta rreth himnit dhe flamurit të Kosovës, ku MPJ-ja e Spanjës i kishte kërkuar federatës spanjolle që himnin e Kosovës ta cilësoj si këngë, kurse flamurin ta vendos larg atij të Spanjës.

Megjithatë, loja u zhvillua sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s dhe spanjollët u dorëzuan duke respektuar simbolet e shtetit tonë.

Pavarësisht kësaj spanjollët nuk i ndalen provokimet e tyre ndaj kosovarëve, madje ata vendosen një parullë skandaloze në rrugën ku duhej të kalonte autobusi me futbollistët dhe stafin e Kosovës.

“Katalonia është Spanjë, Kosova është Serbi”, thuhej në atë parullë, e cila ishte vendosur mbi një urë dhe paraqiste hartën e Kosovës me flamur të Serbisë./Gazeta inFokus

Parulla skandaloze që u vendos dje nga spanjollët para futbollistëve dhe stafit të Kosovës

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera