Lajme

SKANDALOZE: Janina Ymeri me akuza të forta se gruri që Kosova blen nga Serbia po hyn pa analizë të cilësisë

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 28 July 2026

Deputetja Janina Ymeri ka publikuar një dokument, përmes të cilit pretendon se sasi të mëdha gruri të importuar në Kosovë kanë hyrë pa iu nënshtruar analizave të nevojshme të cilësisë.

Sipas të dhënave të publikuara prej saj, në Kosovë kanë hyrë gjithsej 1,673,850 kilogramë grurë në 48 ngarkesa importi. Nga Serbia janë importuar 1,167,180 kilogramë grurë, për të cilat janë kryer vetëm dy analiza, ndërsa për 506,670 kilogramë grurë të importuar nga Kroacia nuk është kryer asnjë analizë.

Në dokumentin e publikuar nga Ymeri edhe më skandaloze duke arsyeja se pse gruri ka hyrë pa analizë e që shkruan se është mungesa e thasëve për marrjen e mostrës.

-Advertisement-

“Ndoshta keni shumë halle me politikë, por mbi 1 milionë e gjysmë kilogramë grurë kanë hyrë në Kosovë me vetëm dy analiza kontrolli, sepse nuk ka pasur thasë për marrjen e mostrave”, tha Ymeri.

Sipas dokumentit të publikuar nga deputetja, mosmarrja e mostrave është arsyetuar me mungesën e thasëve për mostra, duke bërë që një sasi e madhe gruri të hyjë në vend pa kontrollet përkatëse të cilësisë.

“Mbi 1 milion kilogramë nga Serbia me dy analiza. Gjysmë milioni kilogramë nga Kroacia asnjë analizë. 48 ngarkesa importi, 1 milionë e 673 mijë kilogramë grurë, vetëm dy mostra”, theksoi Ymeri.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy