Skandali në SHBA/ Po heton FBI, ukrainasja u infiltrua tek Donald Trump
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 28 August 2022
Byroja amerikane e investigimeve FBI, ka nisur një hetim se si një shtetase ukrainase 33 vjeçe, mundi të futej në rrethin e ngushtë miqësor të ish presidentit Donald Trump.
Ajo mundi të futet edhe në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago.
Dyshimet e para të FBI janë se ukrainasja e bëri këtë për llogari të grupi kriminal rus në SHBA.
Sipas gazetës britanike Sunday Telegraph, bashkë me FBI interes për ukrainasen kanë shfaqur edhe agjencitë ligj-zbatuese kanadeze për të zbuluar aktivitetin e saj nën kamuflim se ishte trashëgimtare e Anna de Rothschild.
Prezenca e saj në shtëpinë e ish presidentit Trump në Florida ku u gjetën dokumente të klasifikuara, ka ngjallur shqetësim tek FBI.
Ed Martin, një ish agjent special i thesarit amerikan thotë se ukrainasja nuk duhet të ishte futur në shtëpinë e Trump.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Inna Yashchyshyn në fakt ishte vajza e një kamionisti e lindur në Ukrainë, e cila banonte në Illinois.
33 vjecarja ukrainase është nën hetim nga FBI si një ish presidente e një organizate bamirësie e quajtur United Hearts of Mercy.
Kjo organizatë u themelua nga biznesmeni rus Valeriy Tarasenko në vitin 2015 duke u regjistruar në Kanada dhe besohet se përdorej si një mbulesë e aktivitetit kriminal të një organizate kriminale ruse.
Ukrainasja Yaschyshyn akuzohet se siguroi një kartë identiteti dhe pasaportë amerikane dhe disa patenta, të falsifikuara duke përdorur një identitet të supozuar si pjesëtare e familjes Rothschild.
Nga një filmim kur ajo u takua me Donald Trump, dëgjohet zëri një burri i cili thotë: “Ana ju jeni nga Rothschildëd. Ti mund të paguash 1 milion USD për një foto me Donald Trump”,
Kjo ngjarje vjen vetëm disa ditë më pas nga zbulimi një agjenteje ruse e stacionuar në Napoli ku ndodhet qendra navale e NATOs.
Ajo pretendonte se ishte dizenjuese bizhuterisë./Top Channel
Të tjera
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...