Skandali në koncertin e Coldplay, pamjet e reja tregojnë momentet para se “Kiss Cam” të zbulonte lidhjen jashtëmartesore të CEO-s me punonjësen e tij
Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 24 July 2025
Që kur u përhap video virale me çiftin që ishin në një lidhje jashtëmartesore në koncertin e Coldplay, shumë njerëz kanë kërkuar dëshmi të tjera “të komprometuara” në internet, që dokumentojnë lëvizjet e tyre para se “Kiss Cam” t’i kapte në momente intime.
Një video e re që u publikua në rrjetet sociale tregon çfarë ndodhi pak para se kamera të fokusonte CEO-n e martuar të kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe drejtoreshën e Burimeve Njerëzore të firmës, Kristin Kambot, duke shkaktuar një skandal të madh.
Materiali i ri u shpërnda në TikTok nga persona që ishin në koncert dhe kërkonin më shumë prova për marrëdhënien mes dy drejtuesve, pas bujës së shkaktuar nga shfaqja e tyre publike.
Në video, të dy duken duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer me ritmet e muzikës në stadiumin Gillette në Boston, në rreshtin e parë të galerisë.
Videoja, e xhiruar gjatë koncertit të Coldplay në Gillette Stadium të Bostonit, mbrëmjen e 16 korrikut, u bë virale pasi kap momentin kur kamera e “Kiss Cam” zbuloi një marrëdhënie jashtëmartesore midis dy drejtuesve të lartë të të njëjtës kompani.
Në fragmentin që u shpërnda në rrjetet sociale, Andy Byron dhe Kristin Kambot shfaqen papritur në ekranin e madh të stadiumit, të përqafuar. Byron qëndron pas Kambot, me duart e tij të vendosura rreth belit të saj.
Chris Martin, vokalisti i Coldplay, komentoi në skenë: “Oh, shikoni këta të dy.” Menjëherë pas kësaj, Byron, i martuar, duket sikur largohet shpejt, duke zbritur duart nga Kambot dhe fshehet pas barrierës, ndërsa ajo, e dukshme e sikletosur, mbuloi fytyrën me duar.
Publiku shpërtheu në të qeshura, ndërsa Martin vazhdoi me humor: “Ose janë në lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”

T� tjera
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...

































