Lajme

“Skandali i Berishajt”, Haradinaj pyet për kufijtë moral të Kurtit e Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 25 April 2022

Implikimi i dyshimtë i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një aferë dhe blerja e energjisë elektrike janë disa prej çështjes që Ramush Haradinaj i ka ngritur në një status të gjatë në Facebook.

Haradinaj ia ka bërë disa pyetje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmanit.

Kreu i AAK-së në një postim në Facebook ka thënë se presidentja Osmani duhet ta sqarojë se çfarë motivacioni ia ka dhënë shtetësinë ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit ditëve të fundit u implikua në një skandal financiar në Slloveni.

-Advertisement-

Haradinaj pyeti Osmanin duke thënë se “a ia ka lënë kohë të mjaftueshme AKI-së për të verifikuar aktivitetin e ambasadorit?”.

Ndërkaq, lidhur me Kurtin, ish-kryeministri tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte cilësuar si mafioze kompaninë GEN, teksa tha se cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo ndërmarrje, sapo erdhi në pushtet.

“A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?”, pyet Haradinaj.

Madje, deputeti i AAK-së shtoi se a është pikërisht “frika se po zbulohet ky skandal, për shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?”.

“A po pengohen organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal?
Ku janë kufijtë moral të Kryeministrit dhe Presidentes. Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta?”, përfundoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera