Lajme

Skandal në ARBK, deputeti i LDK-së ngre alarmin për shkelje të të dhënave personale

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 31 July 2026

Deputeti i sapo zgjedhur, Ermal Sadiku, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK).

Sadiku, me profesion inxhinier, ka kërkuar që në mënyrë urgjente të ndërhyet në ARBK, për arsye se sipas tij, serverët e kësaj agjencie kanë probleme të sigurisë.

Sipas Sadikut, për shkak të këtij defekti rrezikohen të dhënat personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“POLICIA, PROKURORIA,** Ju lus që të ndërhyni urgjentisht në ARBK dhe, nëse është e nevojshme, të pezulloni funksionimin e serverëve derisa të zgjidhen problemet e sigurisë.
Ajo që po ndodh me të dhënat personale dhe dokumentet e bizneseve është jashtëzakonisht serioze dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional”, ka thënë Sadiku në një postim në Facebook.

Sipas tij, Prokuroria e Policia ka për detyrë mbrojtjen e qytetarëve.

“Kjo çështje nuk mund të zgjidhet me heshtje apo me pritje. Mbroni qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Është detyra juaj”, thuhet në postimin e Sadikut në Facebook.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy