Lajme

Situatë kritike nga zjarret, digjen mijëra hektarë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 15 July 2022

Më shumë se 3 mijë zjarrfikës luftuan së bashku me qytetarët portugezë të cilët të dëshpëruar duan të shpëtojnë banesat e tyre nga zjarret massive që prej ditësh kanë përfshirë disa rajone.

Temperaturat e larta thatësira dhe zjarret kanë përfshirë shumë shtetet europiane ku qindra banorë detyrohen të evakuohen

Portugalia është nder vendet që po e përjeton më shumë me mijëra hektarë tokë të djegur.

-Advertisement-

Qeveria e kryeministrit portugez António Costa zgjati gjendjen e alarmit deri të dielën. Autoritetet kanë ndaluar përkohësisht aksesin e publikut në pyjet që konsiderohen të jenë në rrezik të veçantë, ka ndaluar përdorimin e makinerive bujqësore dhe ka nxjerrë jashtë ligjit fishekzjarrët.

Rreth 10,000 hektarë janë djegur këtë javë në Portugali, mbi 865 njerëzve iu desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë javës së kaluar. Komandanti i Mbrojtjes Civile, tha se 160 persona, duke përfshirë të paktën 70 zjarrfikës, janë lënduar deri më tani, por fatmirësisht nuk ka viktima .

Temperaturat në këtë shtet u parashikuan të arrinin 44 C ndërsa ajri i nxehtë afrikan do të vijojë të qëndrojë mbi skajin perëndimor të Gadishullit Iberik. Në qershor, 96% e Portugalisë u klasifikua në thatësirë “ekstreme”.

Zjarret kanë përfshirë edhe Hungarinë, ku është shënuar edhe një viktimë.

Temperaturat në shumë pjesë të Spanjës kanë kaluar 40 C dhe pritet të qëndrojnë të larta deri në javën e ardhshme.

Në Francë, dy zjarre dolën jashtë kontrollit në rajonin përreth Bordo në jugperëndim të vendit , situata mbetet kritike pavarësisht përpjekjeve të 1000 zjarrfikësve dhe avionëve që hedhin ujë për t’i frenuar. Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 3,850 hektarë pyje dhe kullota. Ditët e fundit Më shumë se 6,000 njerëz janë evakuuar nga fshatrat franceze./Euronews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera