Situata në veri të Kosovës, Rama: Dënoj sulmin ndaj EULEX dhe policisë

Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 11 December 2022
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës, dhe vendosjen e barrikadave nga pala serbe.
Rama në një postim në Twitter dënon sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Ai shkruan se lidhur me situatën e tensionuar BE duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.
Postimi i plotë:
Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!
Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!
Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.
Kujtojmë se pak orë më parë EULEX njoftoi se ndaj një patrulle vëzhguese të tyre në Rudare është hedhur një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale.
EULEX në komunikatën dërguar mediave thekson se ky sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme.
“Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e tyre.
Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2022

Të tjera
-
Komandanti i FSK-së viziton Qendrën Kombëtare ‘Özdemir Bayraktar’ në Truqi
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
“Një qeveri e mirë pro-amerikane që e heq taksën 10% – një kryeministër nga opozita”, Haradinaj flet për Hamzën edhe për Abdixhikun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dekl...
-
Qëndrimi i Kurtit në postin e kryeministrit konsiderohet shkelje kushtetuese
Për katër herë radhazi deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në seancë ...
-
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Nesër konferencë për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër pritet të mbahet konferen...
-
OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesu...
-
Hoxhë Osman Musliu për Kishën e Llapushnikut: Është objekt i fesatit, nuk është kishë
Hoxha Osman Musliu është deklaruar lidhur me Kishën e Llapushnikut në Drenas,...
-
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se për formimin e insti...
-
Kriza politike- Gjini: LVV po tenton të na shantazhojë
Lidhur me situatën e politike në vend dhe qëndrimet e AAK-së, në “Rubikon me ...
-
Momenti kur pjesëtarët e grupit terrorist serb në Banjskë gjuajtën me armë zjarri në drejtim të Njësisë Speciale Operative
Tëvë1 ka siguruar ekskluzivisht videot e pa transmetuara deri më tani, ku shi...
-
Maxhuni i NISMA-s i kundërpërgjigjet Haradinajt: E bëri Kryeministër Limaj, ai e rrëzoi Qeverinë pa paralajmërim
Albert Maxhuni nga NISMA ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së...
-
Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar drejtoreshën e Institutit t...
-
Zemaj: Nuk është e pamundshme që Abdixhiku të bëhet kryeministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një interviste...