Situata në veri: Opozita akuzon qeverinë se ra në kurthin e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 23 December 2022
Deputetë të partive opozitare në një seancë të Kuvendit të Kosovës kanë kritikuar qeverinë për menagjimin e situatës në veri të vendit.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, ku rrugët janë të barrikaduara tash e dy javë.
Çuni tha se situata në katër komunat e veriut, të banuara me shumicë serbe, është jashtë kontrollit “për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”.
“Sot veç një detyrë e ka kjo qeveri, të mos vazhdojë të bjerë më në kurthet e kundërshtarit [Serbisë]”, tha Çuni.
Ai tha se veprimet e qeverisë kanë rrezikuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Më 8 dhjetor, para vendosjes së barrikadave në veri ishte plagosur një zyrtar i Policisë së Kosovës.
Duke iu referuar situatës në veri, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, tha se veprimet e qytetareve serbë në veri, të sponsorizuara nga Serbia “nuk e trembin dhe nuk kanë kurrfarë efekti për Kosovën”.
Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të dalë nga “kurthi” që sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka përgatitur.
Ndërkohë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, tha se përmes tensionimit të situatës në veri “Serbia po kërkon të vazhdojë luftën të cilën e humbi dekada më parë”.
Aliu tha se situata e tanishme nuk do të tolerohet pafundësisht.
Më 10 dhjetor, grupe të serbëve në veri ngritën barrikada në rrugët kryesore që qojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar KFOR-it që të largojë barrikadat ndërkohë që ka thënë se ekzistojnë kapacitetet që këtë gjë ta bëjnë edhe vet.
Më 22 dhjetor, mijëra qytetarë serbë morën pjesë në një protestë në fshatin Rudarë të Zveçanit. Ata i vendosen disa kushte për largimin e barrikadave përfshirë lirimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili u arrestua si i dyshuar për organizim të sulmeve terroriste në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok./REL

Të tjera
-
Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes ...
-
Regjistrohen deputetët e rinj të PDK-së, në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës sot janë regjistruar deputetët e Kuvendit të Kosovës ng...
-
Pla* gosje në Gjakovë, një person qëllohet në qendër të qytetit
Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Qaus...
-
Bërnabiq: Seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë mbahet më 14 prill
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi të premten se më 14 pr...
-
Vr*sje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vr*rë bashkëshorten dhe më pas vetën
Dyshohet se një shtetas i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu koso...
-
Mungon dëshmitari, shtyhet seanca ndaj Milosavleviqit i akuzuar për kr*me l*fte
Është shtyrë seanca e sotme ndaj të akuzuarit Gravilo Milosavleviq, pasi që d...
-
Presidenti Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot titullin “Doctor Honoris Caus...
-
Krasniqi: Nëse VV-ja dështon, shumë shpejt jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë e re
Deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës ...
-
Kurti me ambasadorin e Belgjikës flasin për fuqizimin e bashkëpunimit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim ditën e sotme ambasadorin...
-
ZRRE me njoftim zyrtar: Shtrenjtohet rryma për 16%
ZRRE në Kosovë ka dal me njoftim edhe zyrtarisht, duke treguar se është marrë...
-
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur n...
-
“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit të ZRRE-së
“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeshef...