Situata me zjarret në Mitrovicë, komandanti i Zjarrfikësve: Qytetarët të bëjnë kujdes
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 02 August 2023
Situata me zjarret në komunën e Mitrovicës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta vlerësohet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Autoritetet thonë se është ngritur niveli i gatishmërisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes institucioneve përgjegjëse ka ndikuar që numri i zjarreve në Komunën e Mitrovicës në krahasim me vitin e kaluar të jetë dukshëm më i vogël, pa përjashtuar këtu si faktor kryesor edhe ngritjen e vetëdijes qytetare.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Makolli, deklaron për KosovaPress se gjatë muajit korrik kanë intervenuar në 51 raste, numër ky mi i ulet se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Ai tha se edhe patrullimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pjesët rurale dhe vetëdija qytetare kanë ndikuar që të ketë më pak raste me zjarret.
“Sa i përket zjarreve në Komunën e Mitrovicës situata është e menaxhueshme. Kemi ngritur nivelin e gatishmërisë në njësinë tonë në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave dhe Policinë e Kosovës. Policia është duke patrulluar më shumë në pjesët rurale, kështu që edhe kjo ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të zjarreve, por pa dyshim se edhe vetëdija e qytetarëve është ngritur. Në muajin korrik kemi pasur gjithsej 51 intervenime, krahasuar me vitin e kaluar ku kemi pasur 90 intervenime, kështu që numri i zjarreve ka ra dukshëm”, tha Mikullovci.
Mikullovci ndërsa tregon zonat më të rrezikuara të Mitrovicës nga zjarret, apelon edhe qytetarët që të bëjnë kujdes me ndezjen e hamulloreve.
“Zonat më të rrezikuara në Komunën e Mitrovicës konsiderohen Cërnusha, Kcici, Rahova, Reka, pastaj Vidimriqi… Qytetarët të kenë kujdes mos të ndezin hamullore, pastaj nëse ndezin ndonjë zjarr, ai duhet të mbahet nën kontroll në mënyrë që të mos përhapet”, u shpreh komandanti Mikullovci.
Shqetësimi më i madh për këtë njësi zjarrfikëse është mungesa e personelit. Sipas ligjit, në Mitrovicë do të duhej të ishin edhe 15 zjarrfikës të tjerë pasi numri është i pakët.
“Është fakt se kemi mungesë të stafit të zjarrfikësve, por i kemi ndaluar pothuajse të gjitha pushimet vjetore në këtë sezon të pjesëtarëve të Njësisë Zjarrfikëse… Numri i zjarrfikësve është 32, dhe ky është problemi më i madh jo vetëm në Mitrovicë, por në krejt Kosovën, sepse në bazë të ligjit për mbrojtjen e zjarrit duhet që në çdo 1 mijë e 500 banorë të ketë një zjarrfikës. Krahasuar me numrin e banorëve në Mitrovicë, kemi afër 15 pjesëtarë të Njësisë Zjarrfikëse më pak. Kështu që kjo është sfida ose problemi më i madh mungesa e stafit të Njësisë Zjarrfikëse’, tha Mikullovci.
Sa i përket makinerisë, Mikullovci tha se gjendja është relativisht e kënaqshme, ndërsa po presin që të marrin edhe një tjetër automjet zjarrfikës i cili është në procedura tenderuese nga Komuna e Mitrovicës.
“Sa i përket automjeteve nuk është situata shumë e keqe, Komuna ka shpallur tenderin edhe për një automjet zjarrfikës, është në fazën e tenderimit dhe besoj shumë shpejtë do të furnizohemi dhe me siguri se me pajimin edhe me atë kamion do të ngrihet niveli i gatishmërisë në njësinë zjarrfikëse dhe intervenimet do të jenë më efikase në qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë të qytetarëve të Mitrovicës… Për momentin i kemi pesë automjete, dy janë pothuajse të reja ndërsa tri janë të vjetruara, por në gjendje funksionale”, vijon Mikullovci.
Shefi i zjarrfikësve të Mitrovicës shprehet i kënaqur me pajisjet personale për zjarrfikës me të cilat janë furnizuar së fundmi.
“Me pajisje personale jemi të furnizuar, para disa ditësh Komuna na ka furnizuar me disa pajisje të cilat janë të mirëseardhura sepse kanë qenë të domosdoshme… si pajisje për mbrojtje nga zjarri, aparate për mbrojtje nga zjarri, shpinore për zjarre fushore e malore, një sasi të shkumës apo ekstraktit i cili nevojitet për fikjen e zjarreve të hidrokarbureve, si benzinë, naftë e të ngjashme, pastaj disa shkallë varëse, bateri personale për çdo zjarrfikës për të cilat kemi pasur shumë nevojë dhe disa pajisje tjera”, përfundon Mikullovci.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...