Lajme

Situata me vërshime, ministri Mehaj anulon vizitat në katër komuna

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 21 January 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte planifikuar që ditën e sotme të vizitonte katër komuna ku në këto komuna do të takohej me qytetarë, të rinj e të reja në komunat Deçan e Klinë, si dhe për nesër për komunat Obiliç dhe Mitrovicë.

Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, Ministri Mehaj ka anuluar këto takime.

Njoftim i plotë Kabineti i Ministrit Mehaj:

-Advertisement-

Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, anulohen takimet e planifikuara të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me qytetarë dhe të rinj e të reja për sot në komunat Deçan e Klinë, si dhe për nesër për komunat Obiliç dhe Mitrovicë.

Paraprakisht për këtë janë njoftuar dhe jemi akorduar edhe me autoritetet përkatëse të këtyre komunave. /IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera