Lajme

Situata e rëndë pas vërshimeve në Skenderaj, Tahiri: Qeveri vepro

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 22 January 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas vërshimeve të fundit në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të veprojë në vërshimet e mëdha që kanë ndodhur në Skenderaj.

“Në Skenderaj situata është e rëndë, në fakt është e jashtëzakonshme. Përmbytjet në këtë qytet si dhe në komunat tjera e kanë për nevojë dorën e shtetit dhe shërbimin e ndihmën e shpejt dhe emergjente. Nuk kam dilema se bashkëqytetarë nga e gjithë Kosova do ta ndihmojnë Skenderajn, familja ime do ta bëjë. Mirëpo, dëmi është i madh e reagimi i shtetit është i vogël. Qeveri Vepro!”, ka shkruar Tahiti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera