Sistemi shëndetësor me vetëm 93 anesteziologë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/08/emergjenca-3978-QKUK-ambulanca-696x4641-1-696x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:17 | 23 August 2022
Sistemi shëndetësor publik në Kosovë ka vetëm 93 anesteziolog, ndërsa pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë 52 prej tyre. Njohësit e fushës thonë se njëra ndër shkaqet kryesore që po ndikon në dorëheqjen e këtyre mantelbardhëve është paga e ulët.
Nehat Baftiu është anesteziologu që së fundmi dha dorëheqje nga QKUK-ja. Si arsye renditi pagën dhe kushtet jo të mira të punës.
“Sot dua të shpreh hapur zhgënjimin tim për gjendjen në të cilën jemi si shëndetësi. Sot kur çdo ditë kemi ikje të mjekëve nga Kosova, kur çdo ditë kemi ikje të mjekëve nga sektori publik, kur ende nuk e kemi ligjin e pagave, kur nuk e kemi fondin për sigurime shëndetësore, kur nuk e kemi sistemin informativ të shëndetësisë – SISh, kur pozita e mjekut dhe stafit të mesëm në përgjithësi e atyre të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv në veçanti lë shumë për të dëshiruar, kur mungon një sistem i mirëfilltë i punës, kur pacientët tanë shëtisin poshtë e lart nëpër spitale të vendeve tjera për të kërkuar ndihmë, nuk kam si të mos jem i mërzitur, zhgënjyer dhe i pezmatuar deri në palcë për këtë gjendje kaq të rëndë”, tha ai.
Pas largimit të tij, tashmë në QKUK kanë mbetur vetëm 52 anesteziolog. Ky numër në vazhdimësi ka shënuar rënie.
E një gjë e tillë po ndikon që puna nëpër klinika, sidomos në kirurgji të kufizohet.
Kolegu i Baftiut, Lulzim Emini thotë se numri I anesteziologëve duhet të jetë mbi 120, ndërsa situatën e tanishme e quajti alaramante.
Mungesa e stafit shëndetësor vërehet edhe tek infermierët. Njëri nga ta, Enlirat Duraku në emisionin “Ditari” në tëvë1, tha se edhe ai po pret që të largohet nga vendi./Teve1
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/12/Portal-Lajm.png)
Të tjera
-
Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria e juaj për të qëndruar pranë aleatëve ka qenë e sinqertë
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia...
-
Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe
Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndrys...
-
Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj
ArtMotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të fto...
-
Presidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergi...
-
E ofendoi Albin Kurtin, Andin Lokaj largohet nga Artmotion
Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është larguar nga Artmotion. Bor...
-
Reagon dosti i Xhafer Tahirit të LDK-së, i dyshuari për manipulim të votave, duke u munduar të shfajësohet, deklarohet i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë
Pas raportimeve për manipulim të votave në Vushtrri dhe fillimit të hetimeve ...
-
Presidenti Steinmeier uron për pavarësi: Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17 ...
-
Muharremi parashikon garë të re politike: Tri partitë kryesore drejt përplasjes në zonën 25%
Sipas opinionistit Shenoll Muharremi, skena politike në Kosovë po hyn në një ...
-
Këta janë kandidatët e LDK’së më të votuar në Lipjan
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti t’i marrë 8251 vota apo 27,94 për q...
-
Kush mori më shumë e kush më pak vota në PDK, dalin rezultatet e fundit për të gjithë kandidatët (LISTA)
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundi...
-
Francë, qentë gjurmojnë humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë
Një njësi speciale me qen të stërvitur po përdoret në Francë për identifikimi...