Reagon dosti i Xhafer Tahirit të LDK-së, i dyshuari për manipulim të votave, duke u munduar të shfajësohet, deklarohet i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë

Autori: Gazeta inFokus
22:09 | 16 February 2025
Pas raportimeve për manipulim të votave në Vushtrri dhe fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Shtetit, ka ardhur një reagim nga Betim Grabanica, i cili po dyshohet se ka ndikuar në numërimin e votave në favor të kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri.
Në një postim në Facebook, Grabanica, i cili është edhe sekretar i degës së LDK-së në Vushtrri, është përpjekur të shfajësohet duke e zhvendosur vëmendjen nga vetja dhe duke pretenduar se ka qenë ai që ka raportuar parregullsi në numërim.
Sipas tij, në Qendrën e Votimit 2709/01, ku ai ishte kryesues, është hasur një fletëvotim i pavulosur, pas së cilës ai dhe ekipi i tij kanë ndërprerë procesin dhe kanë njoftuar KKZ-në.
“Pas hasjes së një fletëvotimi të pavulosur, menjëherë kemi ndërprerë procesin e numërimit dhe kemi njoftuar personat përgjegjës të KKZ-së, pasi sipas rregullave të KQZ-së, në momentin kur haset një votë e parregullt, i gjithë procesi i numërimit kthehet në pikën zero”, ka shkruar ai në Facebook.
Por ndryshe nga sa pretendon ai, burime nga kandidatët e LDK-së kanë pohuar se dyshimet mbi të kanë ardhur nga brenda partisë, pasi ai ishte personi që kishte kontroll mbi numërimin e votave dhe kishte tentuar të ndikonte rezultatin në favor të Xhafer Tahirit.
“Na kanë njoftuar se i njëjti, për dy ditë radhazi, ka mbajtur dy ndërrime. Sot, pasi organet e drejtësisë ishin informuar dhe një hetues nga prokuroria kishte shkuar në Qendrën e Numërimit të Votave, ai ishte larguar duke u arsyetuar se kishte një familjar të sëmurë”, kishte thënë një nga kandidatët e LDK-së për Gazetën Infokus.
Për më tepër, burimet tregojnë se Grabanica është raportuar me emër dhe mbiemër në prokurori dhe PZAP, duke u akuzuar për manipulim të votave dhe për ushtrim presioni mbi komisionerët e tjerë që të ndikonin në favor të kandidatit të tij.
Në përpjekje për të larguar dyshimet nga vetja, Grabanica në reagimin e tij e ka zhvendosur fajin te “problemet sistemore” të zgjedhjeve. Ai ka akuzuar se “në qendrat e votimit janë gjetur fletëvotime të pavulosura dhe ndërhyrje në listat e votuesve”, duke pretenduar se janë elemente të njohura të manipulimeve zgjedhore.
Megjithatë, një fakt mbetet i qartë: ai është personi i dyshuar për manipulimin e votave në Vushtrri. Dhe ndonëse mundohet të shfaqet si “denoncues i manipulimeve”, raportimet nga kandidatët e partisë së tij dhe hetimet e nisura nga Prokuroria dhe PZAP tregojnë një realitet krejt tjetër.
“Jam i hapur për çdo hetim. Nuk jam ftuar as nga policia dhe as nga prokuroria, por jam i gatshëm të ndihmoj organet kompetente që e vërteta të dalë në shesh”, ka deklaruar ai.
Si rezultat i këtyre dyshimeve dhe hetimeve, tashmë është vendosur që votat nga disa qendra të votimit në Vushtrri të kthehen edhe një herë në rinumërim. Kjo vjen pas ankesave të kandidatëve të partive të ndryshme dhe raportimeve për manipulime, që kanë ndikuar në transparencën dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor në këtë komunë.
Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit po vazhdon hetimet për të verifikuar nëse Grabanica dhe ekipi i tij kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor për të favorizuar Xhafer Tahirin.
/Gazeta Infokus

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...