Lajme

Mesazhet e Macronit në letrën e urimit: Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 16 February 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar Osmanit, Macron përmendi edhe marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin.

Ndër të tjera, ai thotë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është hap i rëndësishëm, teksa theksoi mbështetjen e Francës edhe një herë.

-Advertisement-

“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”.

“Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor. Emërimi i një Përfaqësuesi të ri special të Bashkimit Evropian duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Macron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera