Muharremi parashikon garë të re politike: Tri partitë kryesore drejt përplasjes në zonën 25%

Autori: Gazeta inFokus
21:38 | 16 February 2025
Sipas opinionistit Shenoll Muharremi, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re të balancimit elektoral, ku tre partitë kryesore – LVV, PDK dhe LDK – pritet të përplasen në zonën e 25%.
Në analizën e tij, Muharremi thekson se PDK dhe LDK kanë shënuar rritje nga rezultati i tyre më i ulët në zgjedhjet e 2021, ndërsa LVV ka hyrë në një trend rënës.
Ai vlerëson se rekordi elektoral i LVV-së prej 50.2% në vitin 2021 mund të mbetet i pakapërcyeshëm për një kohë të gjatë.
Sipas Muharremit, tkurrja e mëtejshme e VV-së do të ndodh në varësi të përmirësimit të partive opozitare deri në vitin 2025.
Analiza e plotë:
Gara e Re Politike n’Kosovë: Trendi Drejt 25%
Nuk e di se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, mund të jenë menjëherë, pas një viti… apo ndoshta në 2029. Por nga trendet dhe historia elektorale e Kosovës, duket se partitë tashmë kanë hyrë në trajektoret e tyre të natyrshme. Graviteti elektoral i Kosovës do i shtyej e tërheq dersia sistemi ri-balancohet dhe korrektohet në atë mënyrë që askush mos të dominoj me absolutizëm.
PDK dhe LDK kanë bërë kërcimin e pritshëm nga niveli i tyre më i ulët në 2021, ndërsa LVV ka nisur tendencën rënëse, duke korrigjuar rezultatin e saj të jashtëzakonshëm të asaj kohe. Mundemi me thënë që samiti, jo vetëm i LVV-së por edhe i Kosovës, është 50.2%. Kjo mund të mbetet në histori, vështirë të thehet ndonjëherë në të ardhmnë e parashikueshme.
Me gjasë, në vitet e ardhshme, këto tri parti do të përplasen në zonën e 25%. Sa më shumë të përmirësohen dy partitë opozitare deri në 2025, aq më shumë do të tkurret LVV – dhe e kundërta. Po hyn në lojë një dinamikë ku reformat e vazhdueshme në LDK dhe PDK pritet të forcojnë këto dy parti, ndërsa LVV do të përballet me nevojën për t’u adaptuar në një realitet të ri politik.
Duke pasur parasysh trendet e konfirmuara në zgjedhjet e 9 shkurtit, gjithçka tregon se tre partitë do të garojnë në një territor të përbashkët elektoral rreth 25%. Megjithatë, në një afat të mesëm, ka shumë gjasa që vetëm dy prej tyre të mbeten në këtë nivel, ndërsa njëra do të tkurret më tej. Cila do të jetë ajo? Ende e papërcaktuar. Kjo betejë do të varet nga vendimet dhe reformat që do të ndërmarrin këto parti, si dhe nga mënyra se si do të pozicionohen për të kapitalizuar fuqinë e tyre politike në vitet që vijnë.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...