Lajme

Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria e juaj për të qëndruar pranë aleatëve ka qenë e sinqertë

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 16 February 2025

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes, Vjosa Osmani.

Kearns, përmes një postimi në platformën “X” është shprehur se Kosova është një vend krenar dhe bujar, gatishmëria juaj për të qëndruar pranë aleatëve tuaj ka qenë e përzemërt dhe e sinqertë

“Urimet e mia më të ngrohta dhe më të mira popullit dhe vendit të Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë presidentes Vjosa Osmani. Një vend krenar dhe bujar, gatishmëria juaj për të qëndruar pranë aleatëve tuaj ka qenë e përzemërt dhe e sinqertë. Një fener demokracie në një lagje të vështirë”, ka shkruar Kearns.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera