Sport

Sinqeriteti i kapitenit, Maguire: Dua të luaj, por i kuptoj zgjedhjet e Ten Hag

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 01 March 2023

Harry Maguire ka humbur postin e titullarit te Manchester United. Qendërmbrojtësi anglez numëron 20 ndeshje sezonale, nga të cilat dhjetë në Premier League.

Erik ten Hag po preferon dyshen Varane-Lisandro Martinez në qendër të prapavijës. Maguire nuk dëshiron të krijojë polemika, por sigurisht që kërkon të luajë më shumë.

“Fitorja e EFL Cup ishte një ditë e mrekullueshme për klubin dhe tifozët. Nuk fitonim trofe prej një kohe të gjatë. Unë jam kapiteni dhe detyra ime është të ndihmoj ekipin të përmirësohet.

-Advertisement-

Sigurisht që dëshira ime është të luaj dhe të dal me shokët nga tuneli i dhomave të zhveshjes. E kuptoj që një situatë e tillë është pjesë e futbollit të nivelit të lartë.

Konkurrenca është e madhe. Ten Hag më flet çdo ditë. Ai më vlerëson shumë dhe beson se jam një qendërmbrojtës me cilësitë nevojshme për të qenë pjesë e United.

Dua të luaj më shumë, por e pranoj që ata që po luajnë po paraqiten shumë mirë. Po e bëjnë mirë detyrën e tyre”, deklaroi 29-vjeçari anglez.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy