Lajme

​Sindikata e sektorit privat kërkon pagë minimale prej 400 euro, s’mjaftohen me propozimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 13 April 2022

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) nuk tërhiqet nga kërkesa për pagë minimale 400 euro, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i FSSPK-së, Jusuf Azemi në një konferencë për medie tha se paga minimale nga Këshilli Ekonomiko-Social në Qeveri ka shkuar në formë joligjore. Kjo pasi sipas tij ajo nuk kishte marrë votat e mjaftueshme në këtë Këshill.

E kriter kryesor për caktimin e pagës minimale prej 400 euro, sipas Azemit është marrë kostoja e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes.

-Advertisement-

“Pavarësisht se çfarë vendimi ka marrë Qeveria dhe çfarë vendimi ka marrë Parlamenti i Kosovës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat qëndron me vendimin e saj të palëkundur se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Si kriter kryesor që e kemi marrë për caktimin e pagës 400 euro ju e dini se e kemi marr koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, të cilët me gjëra më elementare nuk kemi mundur të kalojë nën 400 euro shpenzime. Në njëfarë forme cila është ajo e cila neve po na jep elemente shtesë që të kërkojmë këtë pagë është mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë pasi që në shumë kompani po ndihet mungesa e punëtorëve jo në numër të vogël por në numër jashtëzakonisht të madh sa që kanë filluar edhe të mbyllen kompanitë në mungesë të punëtorëve. Andaj ne themi se për shërbimet tona të cilat ne i japim pronarit të kompanisë ne e caktojmë çmimin, jo dikush tjetër”, tha ai.

Ai tha se nuk e shohin shqetësuese por e marrin si anë pozitive që është lëkundur paga minimale nga 170 në 250 euro neto.

“Ta kemi të qartë në asnjë rast neve nuk na obligon paga minimale e Qeverisë ka qenë shumë mirë që ne si akterë të merremi vesh dhe të dalim të gjithë unikë, me një qëndrim, por ne nuk mund të humbim për shkak të tekeve të dikujt tjetër. Paga minimale nuk ka kaluar përmes procedurave që duhet të kaloj pasi Këshilli Ekonomiko-Social duhet t’i propozojë Qeverisë, dhe Qeveria Kuvendit të Kosovës. Ju e dini Këshilli Ekonomiko-Social sidomos në kohën e fundit nuk është pyetur fare dhe në Qeveri ka shkuar në formë joligjore çka neve na jep një shkas që edhe më shumë mos të merremi. Neve nuk e shohim si shqetësuese absolutisht ne mund ta marrim si një anë pozitive që është bërë një lëkundje prej 170 në 250 por megjithatë nuk i plotëson as kriteret minimale për ne dhe bëjmë apel atë që e kemi pasur që nga shtatori i vitit të kaluar punëtorët e sektorit privat nuk do të nënshkruajnë pagë nën 400 euro pasi që edhe vlera jonë minimale është kjo”, u shpreh Azemi.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera