Ekonomi

Sindikalistët duan që paga minimale në vend të bëhet 250 euro

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 04 December 2017

Bashkimi i Sindikatave të Kosovës ka propozuar që nga 2018-a paga minimale në vend të bëhet nga 170 në 250 euro.

Këtë kërkesë, kjo sindikatë e bazon në rritjen e çmimit të shportës familjare, e cila nuk mund të mbulohet assesi me pagë minimale prej 170 eurove, raporton KTV.

Ndërsa qeverisë brenda këtij muaji do t’i kërkohet që përveç ndryshimit të dispozitës së ligjit të punës, e cila përcakton pagën minimale dhe e kategorizon atë në bazë të moshës, ta ndryshojë edhe shumën. Përfaqësuesit e punëdhënësve në Këshillin Ekonomiko Social, thonë se do ta mbështesin ndryshimin e kategorizimit të pagës minimale.

-Advertisement-

Por, rritjen e propozuar të pagës minimale nga BSPK’ja po e konsiderojnë shumë të lartë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve janë kundër rritjes së pagës minimale.

Kohavisioni ka pyetur Zyrën e Kryeministrit të Kosovës se a do ta miratojë rritjen e pagës minimale nga 170 në 250, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera