Rozë

Sinan Hoxha në burg, si përfundoi pas hekurave këngëtari

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 02 April 2019

Sinan Hoxha është kthyer prapa në kohë, duke rrëfyer të kaluarën e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku nuk u shpëtoi pyetjeve të sikletshme të fëmijëve.

Në një moment, Sinani tregoi se si kishte përfunduar në burg, kur tentoi të largohej nga Shqipëria.

“Deri në klasën e 8-të, unë kam qenë një nxënës i shkëlqyer. Në vitet 1985 kur isha nxënës në klasën e tetë, vendosa të largohem jashtë Shqipërisë, por ky veprim në atë kohë konsiderohej arratisje dhe dënoheshe me 4 vjet shkollë vagabondësh ose me burg. Bëra vetëm 3-4 ditë burg, por ma hoqën shallin Pionieri i Enverit”, tha ai.

-Advertisement-

Këngëtari është i martuar me Andrra Destanin dhe bashkë kanë një fëmijë, Ansin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera