Silva e Ademi zbulojnë trofeun Kupa e Botës që preku Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
20:10 | 20 May 2022
Vendi ynë sot ka përjetuar një nga ngjarjet më të mëdha në botën e futbollit.
FIFA Trofeu e Kupa e Botës, pasditen e sotëm ka zbarkuar në kryeqytetin tonë.
Ky trofe që po defilon në shumë vende të botës, tashmë ka prekur edhe Kosovën. Fansat e shumtë të lojës magjike, futbollit, përmes Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ndoqën emocionet që solli ky eveniment i madh sportive, i pari i këtij lloji në vendin tonë.
Legjenda braziliani, dikur ylli i klubit anglez, Arsenal, Gilberto Silva dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi zbuluan Trofeun e Kupës së Botës, në një ceremoni të organizuar në njërin nga hotelet e kryeqytetit.
Ky trofe i gjithi nga ari ka një peshë prej 6 kg e 144 gram me një dizajn që daton nga viti 1974, e që e kanë ngritur vetëm kampionët dhe do të shkojë në Katar ku do të mbahet Kampionati i ardhshëm Botëror, ku atje do të ketë një fitues që do ta ngrisë këtë trofe.
Silva: Jam i lumtur që ndodhem në Kosovë, të frymëzojmë gjeneratën e re më këtë trofe
Ambasadori i këtij trofeu, braziliani Golberto Silva tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që gjendet në Kosovë.
“Është vërtet kënaqësi për mua që sot jam këtu në Kosovë, të mësojë nga ju, të frymëzojmë gjeneratën e re më këtë trofe. Por poashtu të tregomë me zemrat tonë mënyrën sesi jetojmë ne, mënyrën sesi duhet shërbyer të gjithë ju. Kjo është kënaqësi tepër e madhe”, tha Silva.
Ademi: Besoj se një ditë edhe Kosova do ta fitojë Kupën e Botës
Ndërkaq, kreu i FFK-së, Agim Ademi u shpreh i ngazëllyer që kjo ngjarjen e madhe sportive u jetësua edhe në vendin tonë. Ai shpreson se një ditë edhe Kombëtarja jonë këtë trofe do ta sjellë në Kosovë.
“Është një ngjarje vërtetë e rëndësishme për opinionin tonë, për futbollin tonë, për shtetin tonë. 6 vjet sa jemi njohur nga FIFA, u pranuam në FIFA, ja erdhi momentin që ky event apo ngjarja më e madh që bëhet nga FIFA dhe gjithë botën që vë në lëvize gjithë botën e futbollit, trofeu më i çmuar deri më tani në rruzullin tokësore, Kupa e Botës, sot ka ardhur në Kosovë. Është origjinali i cili faktikisht para shtatë muajve jemi dakorduar dhe jemi njoftuar nga FIFA që jemi përzgjedhur për të qenë mikëpritesë të kësaj kupe. Por është një ugur i mirë dhe aq më shumë na bën pasi kjo kupë ka ardhur nga dora e një legjendë e futbollit, i cili e ka pasur live dhe e ka fituar këtë kupë, dhe është një ogur i mirë edhe për neve këtë herë ka ardhur për ta vizituar Kosovën në këtë formë kjo kupë, por nga dora e tij dhe me fatin e tyre besoj se edhe Kosovës do t’i vjen fati kur ta fitojmë dhe të njëjtin kupë do ta sjellim nga bota duke besuar në futbollin tonë, në talentin tonë dhe në gjithë njerëzit”, theksoi i pari i futbollit tonë.
Kjo ngjarje sportive, në të cilën morën pjesë figura të njohura sportive, u përmbyll me një fotografi zyrtare tek Trofeu Kupa e Botës.
Të tjera
-
Blerta Deliu e pyet Hekuran Muratin për deklaratën e vitit 2016: Sa kushton çmimi i lirisë së Kosovës?
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, në fjalë...
-
Lekaj: Ekonomia e vendit në kolaps, Qeveria të ndërhyjë me masa konkrete
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë se nuk po reagon për të leh...
-
Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet p...
-
“Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi...
-
Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë
Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suha...
-
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke kom...
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...