Sibel Halimi për Kuvendin e LDK-së: Nuk ishte koha e duhur
Autori: Gazeta inFokus
17:35 | 30 July 2026
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, pak para nisjes së Kuvendit të partisë, ka theksuar rëndësinë e demokracisë së brendshme, duke u bërë thirrje delegatëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre personale.
Halimi u shpreh e bindur se procesi do të përmbyllet me sukses, duke vlerësuar nivelin e vetëdijes së delegatëve për rëndësinë e argumentit, debatit dhe fuqisë së fjalës.
Ajo tha se gjatë 36 viteve të ekzistencës së LDK-së janë ndërtuar vlerat e lirisë së mendimit, shprehjes së lirë dhe demokracisë, të cilat, sipas saj, duhet të reflektohen edhe në këtë Kuvend.
Megjithatë, Halimi theksoi se, si anëtare e Kryesisë, ka vlerësuar se nuk ka qenë koha e duhur për organizimin e një kuvendi të tillë, por shtoi se beson se LDK-ja do ta kalojë me sukses këtë proces dhe do të dalë “faqebardhë”
“LDK ka një demokraci të brendshme dhe është shumë me rëndësi që sot të triumfojë demokracia. Delegatët të votojnë sipas bindjeve të tyre personale dhhe besoj që do ia dalim me sukses.Unë besoj që sot këtë do ta kalojmë më së miri dhe delegatët tanë kanë një vetëdije shumë të lartë për rëndësinë edhe të argumentimit edhe fuqisë së fjalës, besoj fuqishëm që me 36 vjet që e ka LDK, ne e kemi ndërtuar shtetin me vlerat e lirisë së mendimit, të shprehjes së lirë dhe të demokracisë në përgjithësi.Edhe për faktin që si anëtare e krysisë mendoj se nuk ka qenë koha e duhur për të organizuar një kuvend të tillë, por megjithatë do të dalim faqebardhë”, tha Halimi pak para Kuvendit.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
































