Si u prit protesta e nxënësve “S’po shkohet në shkollë”?
Autori: Samire Jaha 16:47 | 19 April 2022
Këshilli i nxënësve të Kosovës sot më 19 prill ka mbajtur një protestë me moton “S’po shkohet në shkollë”, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo protestë është mbajtur kundër ngacmimeve seksuale bullizmit si dhe ngritjes së cilësisë në arsim.
Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve të arsimit nga Instituti “Edguard”, Rinor Qehaja, tha për Gazetën Infokus se një protestë e tillë është gjithmonë e mirëseardhur.
“Iniciativa si kjo janë të mirëseardhura dhe dëshmojnë për një aktivizim të shtuar qytetar në mesin e të rinjve”, deklaroi Qehaja për Infokus.
Ai tutje shtoi se kërkesa për përgjegjësi është pikënisje e ndryshimit.
“Kërkesa për përgjegjësi është pikënisje e ndryshimit dhe ajo duhet të filloj nga komuniteti i shkollës për mësimdhënie më të mirë në shkollë për këtë nevojitet që të kemi prindër dhe nxënës të fuqizuar që janë të vetëdijshëm që ndryshimi mund të të ndodh edhe nga ta si një presion i rritur qytetar” shtoi Qehaja.
Po ashtu edhe psikologu Arber Zeka, në lidhje me protestën tha se çdo formë e sensibilizimit është e mirëseardhur.
Ai për Gazetën Infokus tha se në këtë rast shpreson se protesta të prodhojë efekt pozitiv.
“Shpresojmë se protesta ka me prodhu efekt pozitiv që definitivisht me fillu me hartu plane konkrete të cilat mbi gjitha do ta luftojnë dhunën që e shohim çdo ditë në shkolla. Kjo protestë është më se e mirëseardhur nga e cila shpresojmë të reflektoj dhe si shoqëri të bashkohemi për të mirën e përgjithshme”, deklaroi Zeka për Infokus.
Po ashtu ai tha se protestat dhe veprimet kolektive kundër sistemeve të ndryshme me synimin për të arritur qëllime specifike kanë efekte të ndryshme në gjendjen emocionale të individëve.
“Sigurisht kjo varet shumë nga qëllimet dhe synimet që kemi. Në rastin tonë po protestojmë kundër disa dukurive të pa pranueshme nga normat shoqërore që na rrethojnë dhe po kërkojmë avancimin e edukimit dhe arsimimit të kësaj shoqërie”, shtoi Zeka.
Ndërsa sa i përket mungesës së psikologëve nëpër shkolla, Zeka tha se psikologët e promovojnë zhvillimin e aftësive komunikuese dhe sociale të fëmijëve.
“Psikologët ne shkollë promovojnë zhvillimin e aftësive komunikuese dhe sociale të fëmijëve, zgjidhjen e problemeve menaxhimin e zemërimit vete rregullimin, vetëzhvillimin dhe optimizmin. E mbi të gjitha psikologu do të mundëson të funksiononte zinxhiri prindër, mësues, fëmijë dhe rrethi social, funksionimi I rregullt dhe normal për të cilin domosdoshmërish kemi nevojë” tha psikologu.
E krejt në fund psikologu Zeka tha se në lidhje me incidentet shkollore institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
“Institucionet kur është në pyetje mirëqenia psikologjike dhe sociale apo ekonomike nuk do të duhet si fillim të kishin ngjyrime politike po të vepronim si tërësi. Me rritjen e madhe të fenomeneve degjeneruese, përdorimi i drogave, dhuna e shfaqur në shkolla e shumë të tjera. Në një shtet normal gjithsesi se duhet të ndërmarrën hapa konkretë para se të ndodhte ndonjë fatkeqësi”, deklaroi Zeka për Gazetën Infokus.
Mirëseardhjen e kësaj proteste e kanë mirëpritur edhe Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës.
Ata në një përgjigje për Gazetën Infokus, thanë se angazhimi më i theksuar i këshillave të nxënësve është më se e nevojshme dhe ky proces duhet të jetë përtej aktiviteteve të momentin.
“Aktualisht nuk është se kemi ngacmime seksuale të raportuara nëpër shkolla por raste të tilla kanë ndodhur. Në si Këshill i Prindërve i Prishtinës jemi angazhuar në të gjitha pjesëmarrjet të theksojmë emergjencën për siguri shumë më të lartë nëpër shkolla. Ashtu sikurse mendojmë që shkollat duhet të jenë institucione mike për fëmijët tanë”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Prindërve për Infokus.
Ndërsa në marshin e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK)ë që u udhëhoq nga motoja kryesore “S’po shkohet në shkollë”, u mbajtën edhe pankarta me ankesa për mungesë të mirëqenies nëpër shkolla, për librat e vjetruar dhe për mos barazinë.
“Nuk kemi dritë ajër të mjaftueshëm, s’kemi siguri në klasë oborr dhe rrugë. Në shkollë s’kemi as psikologë as shkollë emergjente, as kuti të emergjencës, s’kemi kabinete për praktike, as salla të edukatës fizike. Në vend të krejt këtyre kemi substanca narkotike dhe duhan. S’po shkohet në shkollë. Në shkollë s’kemi as libra, hala mësojmë përmes diktimit edhe skriptës, s’po shkohet në shkollë se ato libra që janë kanë gabime dhe janë të vjetra. Librat diskriminojnë gratë dhe kategori të tjera të margjinalizuara. S’po shkohet në shkollë, se shkolla është e mërzitshme”, u tha në një fjalim të nxënësve para Teatrit Kombëtar.
Nxënësit kërkuan zbatim të ligjeve siguri në arsim, mbrojtje, mirëqenie dhe barazi, derisa thanë se shkolla po iu ngjan me sistem diktature.
Pas kësaj Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka reaguar përmes profilit të saj në “Facebook”, ku ka thënë se një marshit të tillë i gëzohet.
“I gëzohem aktivizmit të të rinjve dhe mendimit të njëjtë se cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët. Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e qytetarë të Republikës së Kosovës. Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim”, ka shkruar ministrja.
Ndryshe protesta e sodit është mbajtur me mijëra nxënës në 28 komunat e Kosovës ku kanë marshuar me “S’po shkohet në shkollë”.
Protesta e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka pasur për qëllim kthimin e vëmendjes tek procesi mësimor. Kjo kërkesë iu drejtua institucioneve shtetërore, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Tahiri: Rahoveci vulosi fitoren, programi i Haradinajt po i bashkon njërëzit si në rrugën për liri
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Hamza zotohet: Nëse s’i rriti pagat për 50%, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Musliu: Drenica e Adem Jasharit dhe e Hashim Thaçit, sot e tha fjalën e vet, kur Drenica ngrihet në këmbë fitorja është e garantuar
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimet...
-
Arton Demhasaj: Atë që po e bën Haga formalisht kundër ish-krerëve të UÇK-së, Albin Kurti po mundohet ta bëj politikisht
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, k...
-
Fondi për Papunësinë do të startojë me një shumë prej 20 milionë eurosh
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
Mergim Lushtaku: Drenica heroike ndër shekuj, e vërtetoi dhe e vulosi sot se vazhdon të mbetet besnike ndaj Hashim Thaçit dhe PDK-së
Kandidati për deputet me numer 100 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Hamza: Me besimin e qytetarëve, pas 9 shkurtit do ta drejtoj vendin për 4 vjetët e ardhshme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...