Ja si ndodhi incidenti që tronditi Zvicrën e Kosovën? (VIDEO)
Autori: Sylejman Sylejmani 20:59 | 08 July 2019
Asnjë nga 121 pasagjerët e aeroplanit të kompanisë bullgare “ALK Airlines” nuk besuar se do të aterojnë gjallë në Bazel të Zvicrës.
Mbrëmjen e 16 qershorit ata përjetuan tmerrin me të hyrë në territorin e Malit të Zi, vetëm pak minuta pasi ishin nisur nga Prishtina.
Atë natë aeroplani pati disa probleme në ajër, ku sipas raporteve zyrtare mbetën të lënduar 3 persona, kurse 5 të tjerë pësuan trauma.
Njohësi i fushës së aviacionit, Arlind Imeri ka hulumtuar dhe ka gjetur dokumentet origjinale të fluturimit, të cilat tregojnë detaje të rëndësishme.
Sipas tij, dokumentet të cilat piloti do të duhej t’i kishte në bord e kanë paralajmëruar atë për vendet ku ka turbulenca, por pavarësisht kësaj, ai ka kërkuar që të ngritët edhe më lart me aeroplan.
Ky veprim dyshohet të jetë edhe shkaku kryesor që ka rrezikuar jetën e pasagjerëve.
– Sipas raportit të komisionit për hetim të aksidenteve dhe incidenteve, ata thonë që kjo ka ndodhë në një lartësi prej 31 mijë metra sa ka qenë duke fluturu aeroplani dhe që piloti ka kërku një ngritje në lartësi në 34 mijë feet. Në fakt në dokumenta të udhëtimit që ploti eshte dashte me i pas në bord, turbulencat kanë qenë në 24 mijë feet, që janë turbulenca normale dhe që nuk ka pas dicka të rrezikshme dhe nuk ka pas asnjë problem, janë turbulenca kur kalohen retë dhe zona pak më të larta. Turbulenca e dytë ka fillu prej 30 mijë në 35 mijë feet, ka qenë pak më e madhe po jo aq serioze sa me shkaktu dëme shumë të mëdhaja në aeroplan. Dmth turbulenca e dytë ka qenë 35 mijë feet, 30 deri 35 mijë feet. Mu cka mka bo me dyshu është nëse piloti prej 31 mijë feet ka lypë me u ngritë në 35 mijë, dmth ai automatikisht me vetëdije ose pa vetëdije ka hy edhe më shumë në turbulencë, ka thwnw Imeri.
Imeri ka dyshime edhe nëse pilotit i janë bërë testimet e alkoolit.
Ai tregon se ka shumë raste kur pilotët konsumojnë alkool edhe pse kanë fluturime.
Kjo thotë se ndodhë sidomos në vendet e Ballkanit.
Në lidhje me këtë raport, Gazeta inFokus ka kontaktuar me Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
Në një përgjigje të tyre thuhet se këtë raport do të duhej ta bënte vendi ku ka ndodhur incidenti, që në këtë rast është Mali i Zi.
Por, autoritetet në Mail të Zi, kanë konfirmuar se nuk kanë bërë asnjë raport për këtë rast.
Kjo nuk ishte hera e parë që aeroplanët të njëjtës kompani u përballën me telashe.
Para pak muajve, një aeroplan i të njëjtës kompani, ALK Airlines kishte pasur probleme dhe ishte detyruar të bënte zbritje emergjente në Zagreb.
E dyshimtë duket mënyra si u lejua që të operoi e njëjta kompani pavarësisht telasheve të evidentuara.
Për këtë nuk japin shpjegime në Autoritetin e Aviacionit Civil i Kosovës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...