Si i ndihmuan teknologjitë pak të njohura astronautët e “Shenzhou-14” të kthehen në Tokë
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 06 December 2022
Kina përdori një sërë teknologjish të reja për të garantuar që anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-14” të kthehej e sigurt në Tokë të hënën.
Ndryshe nga misioni i mëparshëm, kthimi i anijes kozmike “Shenzhou-14” ishte planifikuar të bëhej natën, që do të thotë temperatura të ulëta dhe dukshmëri e ulët.
Sistemi i kontrollit termik i anijes kozmike nuk kishte pajisje që kërkonin përdorimin e energjisë. Ajo ishte gjithashtu e pajisur me radiatorë dhe ngrohëse që prodhonin energji për ta mbajtur brendësinë e anijes kozmike të ngrohtë.
“Në qoftë se kapsula e rikthimit do të zbriste në një shkretëtirë me një temperaturë nën minus 25 gradë Celsius,” tha Peng Huakang, mbikqyrës teknik i ekipit të tërheqjes së kapsulës së kthimit në Grupin e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Akademisë së Pestë, “temperatura brenda mund të mbahej në 15 gradë Celsius për më shumë se një orë, me kapakun dhe ventilatorin të mbyllur.”
Lidhur me komunikimin, ekipet në Tokë, duke përfshirë qendrën e kontrollit në Pekin, vendin e zbritjes dhe ekipet e shpëtimit, përdorën Sistemin e Navigimit Satelitor “Beidou” për të komunikuar me njëri-tjetrin në kohë reale, për të rritur efektshmërinë e gjetjes së kapsulës së rikthimit.
Helikopterët e shpëtimit kishin gjithashtu një sistem inteligjent të instaluar për të ndihmuar parashikimin e rrugës së kapsulës së kthimit gjatë uljes.
Ndërkohë, kur anija kozmike ishte 10 kilometra mbi tokë, tre parashutat e saj u hapën njëra pas tjetrës. Parashutat u zgjeruan nga vetëm disa metra katrorë në mbi 1 000 metra katrorë, duke ulur gradualisht shpejtësinë e anijes kozmike nga 200 në 7 metra në sekondë, gjë që i mbrojti astronautët nga forca e tepërt e rëndesës.
Të tjera
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...