Lajme

Si është gjendja e kryetarit të Plisave, i cili u plagos në Prishtinë, flasin nga QKUK-ja

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 03 February 2021

Gjendja e personit të plagosur, R.G para pak minutash në Prishtinë është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga QKUK-ja, ku thonë se personi është plagosur kryesisht në shpinë.

“Gjendja është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.  Ai u plagos kryesisht në shpinë”, thonë nga QKUK-ja.

-Advertisement-

Lajmin për plagosjen e një personi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth  orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Borovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera