Shtrenjtuan çmimin e rrymës për 16.1%, ZRRE hap një tender
Autori: Gazeta inFokus
10:43 | 18 April 2025
Pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shpallur një tender për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), shkruan Gazeta Infokus.
Ky shërbim i veçantë siguron furnizim të garantuar me energji elektrike për konsumatorët që mbesin pa kontratë të vlefshme, si në rastet kur një furnizues me pakicë falimenton, nuk është më i licencuar, apo kur konsumatori nuk arrin të ripërtërijë kontratën ekzistuese ose të nënshkruajë një të re.
Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, furnizimi i garantuar ofrohet vetëm për një periudhë të kufizuar, jo më shumë se 60 ditë, dhe në përputhje me çmimet e përcaktuara nga rregulloret dhe metodologjia për FMF-në.
ZRRE njofton se tenderi synon të sigurojë vazhdimësi në furnizimin me energji për konsumatorët në raste të jashtëzakonshme, duke garantuar një zgjidhje të përkohshme derisa ata të lidhin kontrata të reja me një furnizues të licencuar.
“I. SHPALLET Tenderi për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).
II. Furnizuesit që aplikojnë për të ofruar në procedurën e tenderimit duhet të demonstrojnë se përmbushin kriteret e dhëna në nenin 4 të Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit.
III. Furnizuesit të Mundësisë së Fundit do të jetë i obliguar që të sigurojë të gjitha shërbimet e furnizimit ashtu si janë përcaktuar në Ligjin për Energjinë Elektrike, Rregullin për Kushtet e Përgjithshme për Furnizim me energji elektrike dhe Licencën përkatëse të lëshuar nga Rregullatori”, thuhet ndër të tjera në 7 pikat e kësaj shpallje./Gazeta Infokus

“Të shkarkohet bordi i ZRrE’së” – Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mban konferencë për media

T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...
































