Shteti angazhohet pasi nënë e bir vdiqën në Pejë, familjarët: Institucionet s’na ndihmuan
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 25 June 2023
Përveç dhimbjes, familjarët e nënë e bir që vdiqën tragjikisht pas vërshimeve në Pejë, kanë edhe indinjatë për institucionet, që sipas tyre, nuk u dolën në ndihmë.
Vërshimet e mbrëmshme në Pejë ua morën jetën një nëne rreth të 30-ave dhe djalit të saj 5 vjeç në Pejë. Tragjedia në lagjen “Asllan Çeshme” nxiti reagimin e krerëve të institucioneve, të cilët i shprehën ngushëllime familjes Ademaj.
Një prokurorja e Krimeve të Rënda mbrëmë ishte në vendin e ngjarjes si dhe në spital, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria është e angazhuar “me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave” që të ndihmojnë në “përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”, shkroi Kurti në një postim në Facebook, ku u shprehu ngushëllime familjarëve, duke e cilësuar humbje të madhe për vendin vdekjen e Dion dhe Mirsada Ademaj.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se dy jetët e humbura shkaku i vërshimeve në këtë qytet nuk mund të kthehen, por të tjerat tha se “janë sende që rregullohen”, pasi pa nga afër pasojat në qytet.
“Përveç këtij rastit tragjik që kanë humb jetën nëna me fëmijën, këto të tjerat janë sende që rregullohen. Por këto dy jetë nuk munden me u kthy. U shprehim ngushëllime familjes”, tha Muhaxheri. Ai tha se mbrëmë “ka qenë sasi e të reshurave që ndoshta s’ka ndodhur për 50 vjet”.
Familjarët: Institucionet s’na ndihmuan
Albert Ademaj, axha i vogëlushit që vdiq në shtëpinë e tij që u mbush me ujë, tregoi se si i gjeti me shokët e tij trupat e pajetë të nipit dhe kunatës.
Ademaj i akuzoi institucionet, duke thënë se nuk e kanë ndjerë ndihmën e tyre.
Një ekip i Policisë së Kosovës kishte shkuar atje, por Ademaj thotë se nuk u ofruan atyre as ndihmë të mirëfilltë dhe as s’kishin sjellje të duhur.
Sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia u kishte thënë se ka gjurmuar dhe nuk, ai tha se pikërisht aty arritën ta nxjerrin trupin e kunatës së tij, Mirsada Ademaj.
Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulantë.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...