Shtetet e Bashkuara: Duam njohje të shpejtë reciproke mes Kosovës e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 08 March 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan arritje të shpejtë të “njohjes reciproke” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu së paku tha Ned Price, zëdhënësi i deritashëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, kur u pyet se kur pret që të arrihet njohja reciproke Kosovë-Serbi.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që “propozimi i BE-së – marrëveshja në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të rezultojë eventualisht në “njohje reciproke”.
“Ne besojmë se normalizimi i raporteve duhet të ketë në qendër njohjen eventuale reciproke. Ky është proces i drejtuar nga BE-ja. SHBA-ja e ka përkrahur në çdo mënyrë të mundshme. Jemi prezentë në këto bisedime përmes Gabriel Escobarit, i cili ka qenë i angazhuar aktivisht me palët dhe do të vazhdojë të bëjë çfarë të mundemi për ta mbështetur këtë proces”, tha Price.
Në këtë konferencë për media, që mund të jetë e fundit për të si zëdhënës i DASH-it, ai u pyet se a ka SHBA-ja ndonjë afat përfundimtar se kur mund të arrihet njohja reciproke.
“Natyrisht se ne duam që këto tensione të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të mbështesim këtë dialog të BE-së, do të ndërmarrim çdo hap që mundemi si partner i Kosovës, i Serbisë dhe i BE-së, për të mbështetur përshpejtimin në çdo mënyrë të mundshme të përmirësimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk mund një kornizë kohore për këtë”.
“Natyrisht se duam t’i shohim këto çështje të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur”, potencoi Ned Price.
Ai tha se SHBA-ja ka mirëpritur takimin e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fund të shkurtit, teksa shtoi se Administrata Biden mbështet “fuqishëm normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Ky takim, tha ai, ishte hap i mirë përpara, “por punë e vështirë mbetet”.
Price tha se marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas këtij propozimi të BE-së.
“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, tha Price.
“Përmes dialogut, Serbia dhe Kosova besojmë se duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Progresi më pas do të hapë derën për integrimin evropian të të dy vendeve”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...